Këmbëgjata

  • 16 December 2018 - 08:55
Këmbëgjata

Në mënyrë krejt të hapur ka folur për fitnesin e saj dhe dëshirën për të qenë gjithmonë në formën më të mirë që kur i ka mbushur plot dyzet vjet. Dhe, duke e dëshmuar se ushtrimet e saj të rënda në palestër po shpaguhen, Nicole Scherzinger u duk sensacionale derisa si një uragan i vërtetë kishte pozuar për setin më të ri fotografik. Teksa po qëndronte ulur në apartamentin e saj në Nju Jork, ish-lokalistja e bendit "Pussycat Dolls", 40 vjeçe, ka ekspozuar këmbët e saj të gjata. Këngëtarja u duk me stil në një xhemper të thurur krem. Duke shfaqur shumicën e këmbëve të saj të gjata, për aksesorë kishte zgjedhur një palë këpucë me taka të larta. Me këtë rast, Nicole ka debutuar me flokun e saj të shkurtë derisa grimin e kishte në nuanca të errëta.

(Kosova Sot)