Veç edhe kjo i mungonte

  • 17 December 2018 - 08:28
Veç edhe kjo i mungonte

 Jennifer Lopez në vitin 2019 vjen me linjën e re të produkteve për kujdes ndaj lëkurës Verën e ardhshme ajo do t'i mbushë plot 50 pranvera, por dukja e saj thuajse është ngrirë në kohë. Kështu që Jennifer Lopez do ta lansojë linjën për kujdesin ndaj lëkurën vitin që po vjen. Këtë e ka konfirmuar bukuroshja gjatë një paneli në një diskutim për femra "The Wing". 'Unë do të vij me një linjë të re për kujdesin ndaj lëkurës. Kam punuar në këtë drejtim për një periudhë të gjatë kohore', thotë ajo, sipas "Refinery29". 'Më është bërë kjo pyetje shpesh, sidomos derisa po plakem. Dua të jetë diçka që shfaq të gjitha gjërat që i kam mësuar dhe sekretet që i kam pasur', ka thënë ajo. Jennifer thotë se 'kjo do të jetë diçka që do të funksionojë. Këtë mund ta llogarisni kur diçka vjen në emrin tim'

(Kosova Sot)