Përqafimi i elegancës

  • 17 December 2018 - 08:26
Përqafimi i elegancës

Ajo konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botë. Dhe kështu, Adriana Lima e ka dëshmuar se ia vlen të ketë këtë titull derisa me një veshje shik ishte vërejtur në Nju Jork. Bukuroshja 37 vjeçe me rrënjë nga Brazili, me secilën milimetër të saj, u duk si një supermodele, duke shpalosur figurën e saj të mbështjellë në lëkurë të zezë. Si gjithmonë e prirë për të lënë mbresa, modelja e të brendshmëve nga brendi "Victoria's Secret" kishte veshur një xhaketë të zezë motoçiklistësh për daljen në Mollën e Madhe. Asetet e saj ishin në qendër të vëmendjes falë një palë geteve të zeza, derisa mbathur kishte një palë çizme të zeza. Në ndërkohë flokun e saj e kishte rregulluar në bishtkali.

(Kosopva Sot)