Fundi i festave në Madrid

  • 18 December 2018 - 15:20
Fundi i festave në Madrid

Mariah Carey me fustan të shkurtë jep fund sezonit festiv. Tash e pesë vite ajo gjithmonë është në turne të koncerteve për Kërshëndella. Kështu, Mariah Carey ka ofruar edhe një shfaqje të mahtnishme dtën e diel derisa ka festuar paraqitjen e saj për "All I Want for Christmas Is You: A Night of Joy and Festivity". Kështu, diva e muzikës u duk sensacionale e veshur me një fustan të shkurtë me ngjyrë të zezë që fort ia kishte mbërthyer linjat trupore duke treguar asetet e saj. Këngëtarja 49 vjeçe kishte mbathur një palë çizme të thella deri në gjunjë dhe një palë gete të ngushta për të kompletuar veshjen seksi. 'Fundi i festave në Madrid' ishte mbishkrimi me të cilin ajo e kishte përcjellë foton ku theksohej shumë dekolteja e saj.

 

(Kosova Sot)