Shanina Shaik, zeshkane elegante

  • 11 janar 2019 - 15:04
Shanina Shaik, zeshkane elegante

Qilimi i kuq, veshja e saj e zezë! Supermodelja Shanina Shaik ka dëshmuar edhe një herë se nuk ka shoqe të gjallë për nga bukuria

" Engjëllushja" e "Victoria's Secret" mahniti të pranishmit, e veshur me një xhaketë të zezë sipër dhe me një minifund poshtë, po ashtu të zi derisa u paraqit në eventin "WeWork Creator Awards" në Los Anxheles. Duke vënë në pah dekoltenë e saj, ajo kishte vendosur një zinxhir në qafë dhe një më të gjatë, që i binte poshtë. Kishte edhe një rrip, me tokëz po ashtu ngjyrë ari. Thonjtë i kishte ngjyrosur me llak të tejdukshëm, derisa flokët i kishte lënë që t'i binin lirshëm. Fytyra e saj dukej edhe më e bukur, falë buzëqeshjes së saj vesh më vesh. 

(Kosova Sot)