Fuqia e vezës

  • 15 January 2019 - 08:23
Fuqia e vezës

 Kylie Jenner poston një vezë dhe për më pak se tri orë merr më shumë se 18 milionë pëlqime Vështirë të bësh një krahasim të hijshëm. Por, Kylie Jenner e pa anën argëtuese kur një foto e një vezës ka thyer rekordin e fotos më të pëlqyer në 'Instagram'. Postuar vetëm javën e kaluar -nga llogaria "World Record Egg" - fotoja e thjeshtë e një veze ka marrë hiç më pak se 18.1 milionë 'pëlqime', që ishin të mjaftueshme për të thyer një nga rekordet e bukuroshes. Fotoja e yllit 21 vjeçe kishte të bënte me vajzën e porsalindur që e kishte shpërndarë në shkurt, ku kishte marrë rreth 14 milionë pëlqime, por kjo e vezës ka shkuar shumë më larg. Kështu, veza për më pas se tri orë ka marrë hç më pak se 18 milionë pëlqime. 

(Kosova Sot)