Jetë o jetë

  • 20 January 2019 - 07:58
Jetë o jetë

Kim Kardashian, e mbështetur në vaskë, reklamon buzëkuqin e kuq klasik, të kombinuar me thonjtë e kuq

Kim Kardashian gjithmonë e di se si duhet të marrë gjithë vëmendjen. Duke promovuar nuancën e saj më të fundit të buzëkuqit nga linja "KKW", bukuroshja u shfaq në setin e saj më të fundit fotografik, e shtrirë në një vaskë me ujë në një veshje të tejdukshme. Kim, 38 vjeçe, ishte mbështetur duke ia hedhur sytë me joshje kamerës me buzëkuqin e saj të kuq që e kishte kombinuar me thonjtë. Fotoja, e shpërndarë në faqen e "KKW Instagram", ishte postuar të enjten me mbishkrimin: 'Bëni një paraqitje të guximshme me versionin e "@kimkardashian's", me buzëkuqin e kuq klasik. Pjesa e dytë e porosisë kishte më shumë të bënte me detajet rreth nuancës së re të Kim që vjen më 23 janar.

(Kosova Sot)