Takimi me organizuesin e ngjarjeve

  • 20 January 2019 - 08:04
Takimi me organizuesin e ngjarjeve

Hailey Baldwin arrin në Los Anxhelos për t'u marrë vesh rreth organizimit të ceremonisë së saj në muajin mars

Përfundimisht kanë vendosur që ceremonia e martesës së tyre të mbahet në muajin mars, pasi që martesën e kanë bërë ligjore në Gjykatën e Menhetenit. Kështu, nusja që do të veshë vellon, Hailey Baldwin, u pa në një mbrëmje në Los Anxhelos pa të dashurin e saj, Justin Bieber. Modelja 22 vjeçe u pa me qenushin e saj në dorë, Oskarin, derisa asaj iu bë një mirëpritje e ngrohtë te zyrat e "Revelry Event Design". Kompania ishte përgjegjëse për krijimin e ditëlindjes së dyzetë të John Legend, një temë si "Casino Royale", javën e kaluar, përderisa mbrëmja e Kris Jenner, e quajtur "Whovill-inspired Christmas Eve", ka kushtuar gjysmë milioni dollarë. Me këtë rast, Hailey kishte veshur një pallto ngjyrë gështenje sipër një xhemperit me kapuç dhe një palë gete "PVC". Floku i saj pink ishte lidhur në bishtalec derisa për aksesorë kishte një palë vathë.

(Kosova Sot)