Nuset e sotme

  • 21 January 2019 - 08:03
Nuset e sotme

Haily Baldwin thekson linjat teksa shkon për ushtrime, ceremoninë e martesës e ka në mars

Modelja më e kërkuar në fushën e modës, Hailey Baldwin, fort u është qasur ushtrimeve në mënyrë që fiziku i saj të jetë në gjendjen më të mirë vitale, derisa pëlqen edhe ta ekspozojë atë para kamerave.

Këtë të shtunë situata nuk ishte aspak më ndryshe. Bukuroshja 22 vjeçe, bashkëshortja e Justin Bieber, u pa tek po arrinte për një seancë stërvitore në Los Anxhelos, duke theksuar linjat e saj trupore, modelja e "IMG" u duk shumë vitale dhe e gatshme për ushtrime, e veshur në një sytjenë sportive me ngjyrë të zezë dhe një palë gete. Me këtë rast, ajo kishte shfaqur belin e saj të hollë dhe barkun e rrafshët. Mbathur kishte një palë atlete të bardha derisa flokun pink e kishte grumbulluar në majë të kokës e sytë po i fshihte me një palë syze dielli.

(Kosova Sot)