Pozat ekstreme në dëborë të Berat Behramaj (FOTO)

  • 22 January 2019 - 11:02
Pozat ekstreme në dëborë të Berat Behramaj (FOTO)

Berat Behramaj është modeli i njohur që tërhoqi vëmendjen para katër vitesh në klipin me titull “Hajde më knej” të Dafina Zeqirit.

Image

 

I zhveshur dhe duke ekspozuar muskujt si volejbollist shtatlartë që është, ai ra në sy për lojën hot me Dafinën, duke realizuar skena të nxehta eroike. Ndërkohë, ai është një nga djemtë më të ndjekur në “Instagram” për fotot e bukura që poston, ku bën përshtypje për linjat perfekte.

Më herët, ai ka folur për lidhjet e tij me femrat e showbiz-it, mes të cilave edhe me Fjolla Morinën, që dikur e ka pasur mikeshë të ngushtë, por tani jo më. I komentuar për ngjashmërinë me kukullën e famshme Ken, ai ka realizuar pak ditë më parë një set fotosh ekstreme ku shfaqet i zhveshur në mes të borës.

“Si ide erdhi shumë natyrshëm. Mendova të shkoja në Brezovisë me shoqërinë time për ski dhe krejt papritur bëra realitet një plan, që e kisha ideuar në kokën time më herët, por jo në atë vend. Kështu, bisedova me mikun tim, Egon Kazagiqin, një stilist shumë i talentuar, i cili më propozoi të brendshmet që shihni në foto”, tregon Berati për “Panorama Plus”.

“Ishte diçka ndryshe, diçka që nuk është parë deri më tani nga një mashkull dhe përkundër mjedisit shumë të ftohtë, fotot duken shumë hot”, tha ai. Lidhur me komentet që i janë bërë për këto poza ektreme, Berati u shpreh: “Po meqë shumica e njerëzve kërkojnë verë në dimër, këto foto për shumëkënd kanë ardhur shumë nxehtë”.

Ky set i ri, vjen pas disa fotove me kompaninë “Moda City”, e cila aktivitetin e saj e zhvillon në Kosovë, por që një pjesë e fotove janë realizuar në bukuritë natyrore të Shqipërisë, përkatësisht në Valbonë.

(Kosova Sot)