Dy vite pas “Eurovizionit”, këngëtarja shqiptare “thumbon” TVSH-në: Më kanë ende borxh (Foto)

  • 22 January 2019 - 13:56
Dy vite pas “Eurovizionit”, këngëtarja shqiptare “thumbon” TVSH-në: Më kanë ende borxh (Foto)

Në maj të vitit 2017, këngëtarja e njohur Linda Halimi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “World” (Botë).

Pavarësisht zërit dhe një performance të mirë që bëri, Linda nuk arriti që të kalonte në finale duke e lënë garën në fazën e parë.

Në atë kohë, këngëtarja nuk e kundërshtoi vendimin dhe as nuk foli kundër stafit menaxhues që e shoqëroi nga TVSH, televizioni që e merr përsipër çdo vit shoqërimin e artistëve në Eurovizion.

Ndërsa së fundmi, teksa ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të fansave të saj të shumtë, ajo ka zbuluar se TVSH ende i ka një borxh.

Një ndjekës e ka pyetur Linditen nëse do t’i rikthehet ndonjëherë kompeticioneve shqiptare, ajo është përgjigjur se nuk e di nëse do të ndodhë në të ardhmen diçka e tillë pasi TVSH i ka një borxh.

Image

(Kosova Sot)