Stilistët refuzojnë Bebe Rexhën se është “shumë e madhe”: Shkoni në djall, nuk dua… (VIDEO)

  • 22 January 2019 - 18:40
Stilistët refuzojnë Bebe Rexhën se është “shumë e madhe”: Shkoni në djall, nuk dua… (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka postuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram” një video ku tregon paragjykimet që i bëhen për format trupore.

Ajo rrëfen se ka shumë stilistët që refuzojnë ta veshin për eventin e rëndësishëm “Grammys 2019”, pasi është “shumë e madhe”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është nominuar për çmimet “Artisti i ri më i mirë” dhe “Performanca më e mirë country”.

Ndërkohë në videon e postuar në “Instagram” ajo tregon se çfarë i kishte ndodhur. “Më në fund u nominova në “Grammys” dhe është më interesantja. Shpesh artistët shkojnë dhe flasin me dizajnuesit për veshjen e tapetit të kuq… Stafi im takoi shumë stilistë dhe shumë prej tyre thanë se nuk mund të më vishnin pasi isha shumë e madhe. Unë nuk dua t’i vesh ato dreq fustanet tuaja. Shkoni në djall”, thotë ndër të tjera Bebe në video.

 

29-vjeçarja gjithashtu zbulon se ajo ka masën tetë. “Ju po thoni se të gjitha femrat në botë me masën tetë e lart nuk janë të bukura dhe nuk mund të veshin fustanet tuaja”, u drejtohet ajo stilistëve.