Besiana Mehmedi kujton të atin: 1 vit e gjysëm mungesë, mall e zbrazëti shpirtërore me kujtimin për ty (Foto)

  • 22 January 2019 - 21:11
Besiana Mehmedi kujton të atin: 1 vit e gjysëm mungesë, mall e zbrazëti shpirtërore me kujtimin për ty (Foto)

Nuk është e lehët të jetosh pa prindër, të mos ua dëgjosh uratat, dhe mos ta ndjesh dashurinë  unike që ata tregojnë ndaj fëmijëve të tyre, megjithatë kjo jetë mbetet sprovë, andaj nuk thuhet kot se njeriu është më i fortë se guri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në profilin e saj në Facebook, këngëtarja e vlerave të mirëfillta muzikore Besiana Mehmedi, ka kujtuar babain e saj  Qani Mehmedi, me fjalët më të ëmbla, që një vajzë mund ti ketë për të atin.

"35 vite bekim, fat dhe krenari të rritem e të ngritem pranë teje, dashuri e pakrahasueshme dhe “model” i përkryer jete .1 vit e gjysëm mungesë,mall e zbrazëti shpirtërore me kujtimin për ty, për fjalët e mençura dhe udhëzimet aq të vlefshme që kujtoj çdo ditë.Të dua përtej çdo dashurie.
E ytja kryevepra- Besianë!", ka shkruar plot mallëngjim këngëtarja.

 

 

(Kosova Sot)