Këngëtares së famshme shqiptare i vjedhin një shumë të madhe parash: E turpshme

  • 16 February 2019 - 14:07
Këngëtares së famshme shqiptare i vjedhin një shumë të madhe parash: E turpshme

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora është një prej viktimave të mashtrimit prej 3.4 milionë paund.

BBC shkruan se autori i mashtrimit është 37-vjeçari Andrew Munday. Ky i fundit është një kontabilist që pranoi mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, mes tyre dhe të Ritës.

Bëhet e ditur se strategjia e tij ishte të synonte personazhet e njohur, ndërsa përdorte paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që ai ishte punësuar nga firma e kontabilitetit “Blue Cube Business Ltd”, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë 37-vjeçari është shpallur fajtor në gjykatë për nëntë akuza mashtrimi.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur avokati i Rita Orës, Graham Shear, i cili tha se një pjesë e mirë e parave që i ishin marrë këngëtares, i ishin kthyer. Ai i cilësoi veprimet e të akuzuarit si të turpshme.

(Kosova Sot)