Dua Lipa nis provat për “Brit Awards”

  • 18 February 2019 - 09:08
Dua Lipa nis provat për “Brit Awards”

Dua Lipa ka nisur provat për "Brit Awards", ku është e nominuar katër herë, në dy kategori.

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që ka nisur provat për “Brit Awards”.

Këngëtarja është e nominuar në dy kategori “British Single” dhe “British Video”, në secilën prej tyre garon me nga dy këngë.

“Në prova duke u përgatitur për “Brit Awards”, jam shumë e entuziazmuar!! Edhe 3 ditë”, ka shkruar Dua.

(Kosova Sot)