Mc Kresha zbulon emrin e koleges që ia ka bërë jetën të vështirë

  • 18 February 2019 - 14:33
Mc Kresha zbulon emrin e koleges që ia ka bërë jetën të vështirë

Reperi i dashur për publikun shqiptar Mc Kresha ishte i ftuar këtë të diel në një emision, ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve me spec për karrierën e tij muzikore e jo vetëm.

Gjatë intervistës ai është pyetur se cila ishte kolegia me të cilën ai kishte pasur më shumë vështirësi gjatë punës.

Me këtë pyetje Kresha u vu me shpatulla pas murit. Fillimisht refuzoi të përgjigjej, por pas këmbënguljes së publikut, reperi tha se ajo ishte Fifi, bashkëpunëtorja e tij më e fundit në hitin e dashurisë “Psikopatja jote”.

“Problemin më të madh e kam pasur me Fifin sepse mbaruam këngën, u bë gjithçka, ishim shumë të lumtur, kur ia vinim këngën “play”, e dëgjonte, çmendej”, vazhdon shpjegimin e tij Kresha, “dhe kur vij në Shqipëri për të bërë perfomancën, Fifi më lajmëron se e kishte ndërruar versionin e këngës”, kujton ai.

Aty Mc Kresha ishte habitur tej mase dhe e kishte mbyllur diskutimin me Fifin duke i thënë: “Ç`ka? Kjo nuk ndodh kurrë më mua!”.

Por përtej kësaj ngjarjeje, Mc Kresha tregoi respektin maksimal për Fifin duke e cilësuar atë si një artiste shumë të madhe e që e donte padiskutim shumë.

Image

(Kosova Sot)