Aktorja shpërthen ndaj drejtoreshës, thirrje bashkisë: Turp, të hiqet kjo e paaftë, në punë fut vetëm…

  • 18 February 2019 - 14:39
Aktorja shpërthen ndaj drejtoreshës, thirrje bashkisë: Turp, të hiqet kjo e paaftë, në punë fut vetëm…

Aktorja e njohur e “Portokalli”, Delinda Disha, ka shpërthyer sot me akuza kundër drejtoreshës së Teatrit të Metropolit te Tiranës, Jonida Beqo, duke e quajtur një turp për atë post, të paaftë, që ushtron komunizëm në punë dhe i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që institucionit të rëndësishëm t’i gjejnë njeriun e duhur.

“Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë nga ai post drejtues. Ushtron komunizëm në punë. Në punë fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët që të marrë ca të holla për vete dhe të mbushë CV-në se në Amerikë ka recituar bukur e ka punuar vetë si kostumografe në universitet. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje Bashkisë të vërë një drejtues të duhur”, shkruan Delinda në llogarinë e saj në Instagram.

E pas kesaj, si per te treguar se nuk eshte e vetmja qe ka kete mendim, ka ndare me ndjekesit e saj edhe postimet qe i kane ardhur si reagim per thirrjen e bere.

Image
Image

(Kosova Sot)