E pyesin për të ëmën dhe fotot “hot”, futbollisti i njohur bëhet “bishë”: Preferoj të…

  • 18 February 2019 - 15:17
E pyesin për të ëmën dhe fotot “hot”, futbollisti i njohur bëhet “bishë”: Preferoj të…

Nikolo Zaniolo është 19-vjeç dhe ka mahnitur të gjthë me talentin e madh që po shfaq në fushën e lojës me skuadrën e Romës. Kur të gjitha në karrierën e tij po shkojnë mirë, në jetën e tij private ka një gjë që e shqetëson disi dhe ajo është e ëma e tij.

Françeska Kosta, është 42-vjeç dhe nuk ka pritur të birin të bëhet e famshme, por ajo është vet e tillë. Shkak është Instagrami dhe linjat e saj të bukura. Padyshim që fotot e së ëmës e vënë në siklet Zaniolon dhe në një interistë që ai ka dhënë për Le Iene duket se është bërë “bishë” përsa i përket kësaj teme.

Gazetari ka intervistuar Zaniolon kur ishte në makinë me të ëmën dhe përpos pyetjeve që ai i ka bërë mesfushorin për fushën e lojës, ai ka qenë ngacmues për fotot e Françeskës. Megjithatë, Zaniolo e humbi qetësinë kur gazetarët i përmendën idenë e një pjesëmarrjeje të mamasë së tij në Big Brother italian (Grande Fratello). Aty talenti 19-vjeçar u acarua: “Jo, jo, edhe kjo intervistë është e tepërt dhe nuk doja ta bëja. Big Brother jo, as që bëhet llaf!

Më pas, Zaniolo i nervozuar zbriti nga makina, duke u shprehur: “Unë preferoj të flas për veten dhe fushën e lojës dhe jo për të. Është një kohë e gjatë që kam bërë një intervisët dhe nuk dua ta bëjë më”.

Françeska nga ana e saj e ka quajtur atë që po bën shumë normale, pasi të bësh selfie me shoqet nuk ka asgjë të keqe. 

(Kosova Sot)