Elvana Gjata “heq” fustanin e Valdrin Sahitit, fotot pas kuintave me Anita dhe Ramush Haradinaj (Foto)

  • 19 February 2019 - 13:29
Elvana Gjata “heq” fustanin e Valdrin Sahitit, fotot pas kuintave me Anita dhe Ramush Haradinaj (Foto)

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja e njohur Elvana Gjata mbajti një koncert në Prishtinë, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Por  po aq sa rikthimi i saj në skenë, një tjetër detaj që ngjalli shumë kuriozitet, ishte edhe fustani i saj ngjyrë blu stiluar nga Valdrin Sahiti nën simbolikën e flamurit të Kosovës (i gjithi blu me kapelën mbushur me yje).

Elvana vetë e quajti një ‘skulpurë’ këtë krijim të stilistit të talentuar me të cilin bashkëpunon prej vitesh tashmë. Por kjo nuk ishte e vetmja veshje e këngëtares gjatë këtij eventi.

Në disa foto të fundit të postuara në “Instagram”, ajo shfaqet me një fustan tjetër të zi, ndërkohë që pas kuintave e shohim të veshur me një kostum të bardhë, nën shoqërinë e Anita dhe Ramush Haradinaj, më të cilët duket se ka një miqësi të mirë.

Krahas këngëve të saj që janë kthyer në hite, Elvana gjithmonë është shquar për një look mjaft elegant dhe një stil unik të sajin.

Image

(Kosova Sot)