E dashura e Feros pozon me fustanin e kopjuar, Kim Kardashian padit kompaninë (Foto)

  • 21 February 2019 - 16:39
E dashura e Feros pozon me fustanin e kopjuar, Kim Kardashian padit kompaninë (Foto)

Kim Kardashian, kjo fytyrë publike e cila shumë shpesh përballet me kompani që kopjojnë veshjet e saj, ka reaguar së fundmi ndaj një brendi të famshëm.

Është fjala për brendin ‘Missguided’ I cili shumë shpësh kopjon fustanat apo dukjen e modeles. Së fundmi është një fustan që e ka reklamuar askush tjetër përveç të dashurës së Feros, Arbenitës.

Kim është ofenduar shumë nga kjo sjellje dhe për fansat e saj është shprehur në rrjete sociale.

“Është lodhëse të shohësh këto kompani të cilat po e hedhin poshtë mundin e shumë disenjatorëve të cilët vijnë me ide origjinale.I kam shikuar këto kompani duke fituar në krahë të biznesit të burrit tim për vite me radhë e tani po e bëjnë të njejtën gjë edhe me brende që unë punoj.Unë nuk mund të qëndrojë në heshtje më.”- kishte shkruar Kim në një postim.

Ajo ka paditur këtë kompani të modës dhe po kërkon dëmshpërblim me rreth 10 milionë dollar pasi që e njejta po përdor imazhet e Kim dhe motrave të saj për ta rritur popullaritetin në botë. 

(Kosova Sot)