Morena Taraku dhe dizajneri kosovar ia tregojnë vendin grimerit serb

  • 22 February 2019 - 13:57
Morena Taraku dhe dizajneri kosovar ia tregojnë vendin grimerit serb

Artisti i grimit, Samueli, i cili grimon edhe Ariana Grande, ka qëndruar në Kosovë.

Këtu, ai ka punuar me dizajnerin Uron Esatin dhe në faqen e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të dizajnerit.

Samueli në imazh futi edhe lokacionin e shtetit të Kosovës “Kosovo”.

E kjo foto e ky lokacionet të bëhen ‘mollë sherri’ që një parukier serb të komentojë në foto duke thënë “Mirë se erdhe në Serbi”, me pretendimin se ‘Kosova është Serbi’.

Komenti i tij më pas ka shkaktuar pakënaqësi te dizajneri Esati, i cili iu kundërpërgjigj duke thënë se Kosova është shtet në vete.

Në këtë ‘luftë’ u përfshi edhe Morena Taraku, e cila ia bëri me dije grimerit serb se Kosova është shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

 

(Kosova Sot)