Hailey Baldwin: "Jam në vendin më të mirë që kam qenë ndonjëherë"

  • 22 February 2019 - 15:07
Hailey Baldwin:

Hailey flet rreth dashurisë dhe qëllimeve jetësore, derisa ballafaqohet me koleksionin më të fundit veror të "Weekend Max Mara"

Pa marrë parasysh karrierën e saj të jashtëzakonshme si njëra ndër modelet më të kërkuara, personaliteti i saj i qetë dhe i pjekur e bën atë që të duket më e rritur sesa që është në të vërtetë.

Bile edhe maksima e saj jetësore, "Nuk do t'ua dinim kimetin ditëve të mira, pa pasur edhe ca ditë të këqija", është me mend dhe logjike.

Hailey e kaloi fëmijërinë duke vallëzuar dhe priste që të bëhej valltare profesionale e baletit. Por, më pas ajo u largua nga kjo botë dhe filloi që të merrej me modelim.

Tani është pjesë e familjes së modës "Tommy Hilfiger" dhe ka bashkëpunuar me emra, si 'Versace' dhe 'Moschino'. 

(Kosova Sot)