E fildishta

  • 23 February 2019 - 07:56
E fildishta

Kendall Jenner shfaq elegancën e saj teksa merr pjesë në darkën solemne

Familja e saj është e ngatërruar në skandalin e mashtrimit të Tristan Thompson dhe Jordyn Wood. Por, Kendall Jenner ka qëndruar larg dramës derisa kishte marrë pjesë te darka e "Mert and Marcus 25 Years of Photography", organizuar të enjten mbrëma.

Modelja e bukur 23 vjeçe u duk të jetë piktura e elegancës në një fustan të fildishtë me rrudha, që ishte mbuluar me zbukurime në gjoks dhe duar. Fustani i Kendall-it kishe jakë të thellë dhe efekt të tejdukshëm duke zbuluar lëkurën e saj nën fustan. Ylli i revistës "Vogue" flokun e saj e kishte lidhur prapa në një "chignon" delikat, derisa çehren e saj e kishte theksuar me pak grim. 

(Kosova Sot)