Beson në vete dhe në karrierë

  • 23 February 2019 - 07:58
Beson në vete dhe në karrierë

Dua Lipa dëshiron që në albumin e saj të ketë artistë hip-hopi dhe muzikë ritmike

Dua Lipa ka bërë të ditur se në albumin e saj të ri dëshiron bashkëpunime me yjet e muzikës hip-hop si dhe muzikë ritmike. "Unë ende nuk kam vendosur rreth bashkëpunimeve, apo yjeve që do të ftohen në bashkëpunime, por ndoshta ka hapësirë për artistët e muzikës hip-hop," ka thënë Dua për gazetën "Britain's Daily Star'.

Megjithëse ylli nuk po planifikon ta braktisë stilin e saj të muzikës, ajo më tej e ka elaboruar këtë temë, "Unë ndihem sikurse gjatë këtij procesi në karrierën time ngadalë kam më shumë vetëbesim" ka shtuar ajo. "Ngadalë po e ndjej veten time dhe si vetja ime. Ngadalë po ndihem mirë me mënyrën që vallëzoj".

(Kosova Sot)