Dua Lipa iu ikën syve të publikut

  • 15 mars 2019 - 15:23
Dua Lipa iu ikën syve të publikut

Njëherë janë në gjendje që ta japin tërë atë që kanë, vetëm të bëhen të famshme, e pasi e arrijnë këtë, kinse tentojnë që t'iu ikin syve të publikut.

Nëse nuk e dini, ju themi se këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është në lidhje me një shef kuzhine, duke dëshmuar edhe një herë atë thënien se rruga për te zemra, kësaj here e femrës, kalon nëpër barkun e saj. Ajo ishte me të dashurin, Isaac Carew, me rastin e botimit të librit të tij të gatimeve në Londër. Dhe, kur u kthye në Los Anxheles, ajo u pa me një veshje të 'profilit të ulët', apo thënë shqip, ishte veshur me rroba të shtëpisë, me papuçe në këmbë, hotra-hotra duke ecur aeroportit. Sikur ndokush nga ne të dilte, jo në aeroport, por në mëhallë të katunit me një veshje të tillë, do të bëhej gazi i botës, por shihet se për të famshmet vlejnë rregulla të tjera. Nejse, derisa vazhdon që të këndojë mirë dhe të na e zdritë f'tyrën, çdo 'kiks' i falet. 

(Kosova Sot)