Georgina shfaqet me bikini të kuqe dhe merr 1 milion like

  • 20 March 2019 - 16:18
Georgina shfaqet me bikini të kuqe dhe merr 1 milion like

Mjafton një kostum i kuq për të treguar fizikun e Georgina Rodriguez. Partnerja e Christiano Ronaldos ka ditur se si të bëjë për vete ndjekësin e saj në rrjetet sociale, falë stilit të saj të jetës duke arritur kuotën e 9.8 milionëve dhe duke tërhequr vëmendjen e firmave të modës.

E fundit është pikërisht Yamamay që e ka zgjedhur atë si imazh të fushatës së re SS19. Fotoja e parë me bikini i ka kaluar në pak orë një milion like.

Merita i takon formave të saj të bukura dhe fytyrës manjetike. Georgina Rodriguez interpreton thjesht vetveten, një grua e pavarur në mendime ashtu si mënyra e saj e jetës, një grua e lirë dhe sensuale në të njëjtën kohë.

Bukuria mesdhetare e 25-vjeçares së shpejti do të shfaqet në të gjitha tabelat e reklamave të firmës së njohur të të brendshmeve. Për momentin le të shijojmë këto pamje të vjedhura nga backstage…

Image
Image

(Kosova Sot)