Reperi i njohur rrëfen situatën e pakëndshme me Era Istrefin

  • 21 March 2019 - 14:59
Reperi i njohur rrëfen situatën e pakëndshme me Era Istrefin

Reperi i njohur, Gent Fatali, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku gjatë intervistës ka folur për marrëdhënien e tij me këngëtaren Era Istrefi.

Kënga e Erës “Shumë pis” që e ka kënduar së bashku me reperin, Ledri Vula, fillimisht ishte menduar Gentin. Megjithatë për disa arsye këngëtari nuk bashkëpunoi me Erën në klip.

Lidhur me këtë, Genti pranoi se kishte patur hatërmbetje me këngëtaren. Ai rrëfeu se megjithëse ishte mërzitur keq me të, tashmë këtë histori ia kishte lënë të shkuarës dhe i kishte rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren.


“Tani nuk e kam të hidhur por në fillim kam pasur hatërmbetje. Ka qenë ashtu situata, janë bërë gjërat që të shkojnë në atë drejtim, por tashmë jam shumë në rregull me Erën. Çojmë ndonjë mesazh në Messenger. Unë i gëzohem suksesit të saj”, rrëfeu Genti para kamerës.

(Kosova Sot)