Reperi amerikan kërkon me patjetër një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

  • 21 March 2019 - 15:02
Reperi amerikan kërkon me patjetër një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

Ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë Jay Z dhe Rihanna, por tani reperi i famshëm Kanye West po mendon që të bëj një bashkëpunim me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

“The Sun” shkruan se reperi amerikan është i dëshpëruar për të punuar me tre herë fituesen e Çmimit “Brit Award”, Lipa. Madje ai i ka kërkuar ekipit të tij që të arrijnë që ta fusin në studion e tyre Duan.

Image

 

Kanye West dëshiron që ta bëj këngëtaren pjesë e albumit të tij më të ri “Yandhi”. Thuhet se Lipa e mori vëmendjen reperit me hitin e saj “Electricity”

Ndërkohë thuhet se Kanye dhe Dua janë takuar në Los Angeles, për të biseduar rreth këngës.

“Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di se ajo është shumë e pëlqyer në industri tani. Ai e takoi atë në shërbimin e kishës që mban në Los Angeles çdo të diel dhe tani është i prirë për ta marrë atë në bord. Ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për të dhe është me të vërtetë e denjë për ta marrë atë në albumin e tij të ardhshëm ‘Yandhi’”, tha një burim për “The Sun”