Alessandra Ambrosio reklamon linjën e saj të veshjeve

  • 22 March 2019 - 10:41
Alessandra Ambrosio reklamon linjën e saj të veshjeve

"GAL Floripa" Supermodelja Alessandra Ambrosio di më së miri si të shesë kostumet e plazhit: duke i veshur vetë Kjo superbombë braziliane, e cila ka qenë modele e "Victoria's Secret" me vite të tëra, shpërndau fotot e reja në "Instagram", ku reklamoi linjën e saj të re, "GAL Floripa".

Kjo nënë e dy fëmijëve lansoi këtë koleksion të bukur, i cili mban mbishkrimin 'Created in the Magic Island', të cilin e ka bërë bashkë me motrën e saj Aline, të cilën e ka edhe ndër shoqet më të mira të saj. Në njërën nga pamjet, Alessandra shihet e veshur me një kostum njëpjesësh, i cili ia përqafon vijat e trupit, duke e bërë që të duket me të vërtetë si sirenë deti. 

(Kosova Sot)