A është 'Hustlers' i bazuar në ngjarje të vërtetë?

  • 22 March 2019 - 10:43
A është 'Hustlers' i bazuar në ngjarje të vërtetë?

Jennifer Lopez dhe Cardi B janë të përfshira në një film të ri, të bazuar në rrëfimin 'real' të stiptizetave 'Robin Hood', që dolën me idenë e vjedhjes së parave nga klientët e tyre nga "Wall Street".

Derisa J Lo paraqitet në një film me striptiz, njëra prej pyetjeve që lindë, është edhe a është një ngjarje e tillë e bazuar në ngjarje të vërtetë, apo jo. Në fakt, ka diçka të vërtetë këtu.

Kemi të bëjmë me një artikull të vitit 2015, të botuar në revistën "New York Magazine", ku flitej për një grup stiptizeresh të cilat punonin në një klub në Nju Jork, që vizitohej nga pasanikët e "Wall Street"-it. Përpos punës që bënin, striptizeret përpiluan një plan si t'i 'milnin' sa më mirë këta pasanikë. Më pas doli se tërë kjo ngjarje ishte e trilluar, por kujt i intereson? Efekti tanimë ishte arritur.

(Kosova Sot)