Të famshmet që në fakt duken krejt ndryshe pa grim

  • 22 March 2019 - 12:53
Të famshmet që në fakt duken krejt ndryshe pa grim

Pa marrë parasysh nëse jeni një yll apo një person i thjeshtë, grimi e ka atë fuqinë që mundet secilin person ta bëjë të duket krejt më ndryshe sesa që është në mënyrë natyrale.

Image
Kyolie Jenner

KYLIE JENNER Është interesante ta shohim bukuroshen Kylie Jenner me fytyrën natyrale, sepse ajo ka bërë një biznes të tërë me grimin. Që nga "Kylie Lip Kit" që ka shkëlqyer pasi mori vëmendjen për përdorimin e mbushësve për buzë e deri te linja e saj e bukurisë që e kanë vendosur në binarët si një nga miliarderet më të reja në botë. Për më shumë, nuk po mund të ngopemi këtyre ditëve kur Kylie ndihet në vullnet të na lejojë t'ia shohim bukurinë e saj natyrale.

 

 

 

 

 

Image
Kim Kardashian

KIM KARDASHIAN Në rregull, të gjithë i dimë ato shakatë për dukjen e Kim Kardashian kur nuk aplikon grim. Por le të jemi të drejtë e të ndershëm, ajo në fakt duket mirë edhe pa grim. Megjithëse është kritikuar për ndërhyrje plastike, ne jemi për dukjen e saj pa grim. Dhe e vlerësojmë faktin se ajo nuk ka frikë të shpërndajë me botën se sa shumë ajo është tallur.

 

 

 

 

Image
Jennifer Lopez

JENNIFER LOPEZ Ngrihni duart nëse edhe ju shtangeni si ne kur shihni fotot e fundit të Jennifer Lopez pa fije grimi. Të themi se ajo duket krejt ndryshe është ndoshta thënie me rezerva. Për më shumë, ne pëlqejmë faktin ku r J. Lo është në vullnet me adhuruesit për t'jua treguar bukurinë e saj natyrale pa grim. Nuk do të shkojmë aq larg të themi se duket krejt ndryshe, por jo siç jemi mësuar ta shohim. 

 

 

 

 

 

 

Image
Adele

ADELE Përderisa Adele ka atë reputacionin se duket si shtëpiake në krahasim me të tjerët, pa dyshim se e pëlqejmë pa grim. Plus, Adele e ka bërë shumë të qartë se ajo është për aplikim të guximshëm dhe grim dramatik. Dhe, megjithëse pëlqejmë disa nga dukjet e saj ikonë dhe paraqitjet, është bukura e saj natyrale që më shumë na lë pa frymë. Shpresojmë të duket e tillë më shpesh.

 

 

 

Image
Jennifer Lawrene

JENNIFER LAWRENCE Jennifer Lawrence ka ardhur nga një rrugë e gjatë nga ditët e "The Hunger Games", por një gjë që ende qëndron e vërtetë është bukuria e saj natyrale që s'e ka ndërmend të venitet. Përkundër se nuk është një prej atyre yjeve që në vazhdimësi postojnë foto me dukjen natyrale e pa grim, bukuria e saj natyrale përfundimisht ia vlen të vlerësohet. 

 

 

 

 

 

 

 

Image
Sofia Vergara

SOFIA VERGARA Pasi që e kaluam hamendjen se ylli i "Modern Family", aktorja Sofia Vergara do t'i lejonte miliona adhuruesit e saj ta shohin pa grim, nuk u desh shumë për ta kuptuar se ajo duket absolutisht e bukur dhe natyrale. Që nga faqet e kuqe e deri te vetullat e trasha, Sofia ka edhe shumë bukuri natyrale në departamentin e saj. Pasi që jemi mësuar ta shohim me fytyrën plot grim në tepihun e kuq, duhet ta pranojmë se në fillim mezi e njohëm pa grim, por vërtet e pëlqyem. 

 

 

(Kosova Sot)