E bukur, e fejuar, e famshme

  • 22 March 2019 - 15:14
E bukur, e fejuar, e famshme

Këto janë vetëm disa epitete me të cilat mund të përshkruhet këngëtarja (dhe aktorja) e njohur Jennifer Lopez

Alex Rodriguez i propozoi fejesë Jennifer Lopezit më 9 mars me një unazë mahnitëse me diamant 16 karatë, me vlerë 4.5 milionë dollarë, derisa ishin me pushime në Bahama. Vetëm 11 ditë pas fejesës së tyre, çifti filloi kampanjën e quajtur “Quay Australia”.

Këngëtarja nxori në pah trupin e saj të mrekullueshëm, duke bërë ca foto me të vërtetë kulmore, me aksesorë nga koleksioni i saj dhe tij, “Quay X JLO” dhe “Quay X ARod”.

Jennifer, 49 vjeçe, me këtë rast ishte përkujdesur që të nxirrte në pah të gjitha aspektet e bukurisë së saj. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, J Lo ka një trup të cilin mund ta kenë lakmi edhe vajzat 20 – 30 vjeçare. E, sa për meshkuj, të mos flasim fare.

(Kosova Sot)