Nënë e bijë

  • 23 March 2019 - 08:56
Nënë e bijë

Jennifer Lopez del për të blerë me të bijën, veshja e saj kushton 100 mijë dollarë

Ajo dhe e bija e saj, Emme, 11 vjeçe, kishin dalë në zinxhirin e dyqaneve të shtrenjta “H&M” për të blerë. Por, Jennifer Lopez, 49 vjeçe, nuk ishte veshur keq as kur bëhej fjalë për veshjen e saj, derisa veshja e yllit konsiderohet të kishte një vlerë prej 100,000 dollarë amerikanë.

Vetëm çanta e yllit me lëkurë krokodili i kishte kushtuar shumë. Po ashtu, bukuroshja nga Bronksi kishte dhe një pallto të bukur të leshtë me vlerë prej 695 dollarë amerikanë. Nën pallton e ngrohtë, Jennifer kishte një palë xhinse. Për aksesorë kishte një palë atlete të bardha me vlerë 490 dollarë, si dhe një palë syze dielli 60 dollarë.

(Kosova Sot)