Përmbi krejt

  • 23 March 2019 - 08:58
Përmbi krejt

Emily Ratajkowski, gjigante në reklamën për birrën ‘BABE”

Emily Ratajkowski është gjigante në fotot e reja për reklamën e birrës në kënaçe “BABE”. Supermodelja 27 vjeçe ka treguar figurën e saj në kostumin njëpjesësh me ngjyrë të bardhë në të tri fotot.

Në njërën nga fotot, ajo u pa të pinte pak birrë “BABE”, derisa ishte mbështetur te “Empire State Building”, që për pak kohë ishte më e gjatë se ajo.

Një foto tjetër e sjell atë në autoudhën e Los Anxhelosit derisa foto e tretë e sjell atë teksa qëndron e shtrirë në plazhin në San Diego derisa njerëzit tjerë që dukeshin më të vegjël ishin të shtrirë përreth.

(Kosova Sot)