U ndreqën

  • 23 March 2019 - 09:01
U ndreqën

Rita Ora rifillon lidhjen me ish të dashurin, Andrew Watt

Rita Ora ka 'rifilluar lidhjen e saj me ish të dashurin, Andrew Watt, pesë muaj pas ndarjes së tyre’. Këngëtarja e bukur 28 vjeçe kishte thënë se kishte mbetur 'zemërthyer’ më herët këtë muaj, kur ishte ndarë edhe nga aktori Andrew Garfield, 35 vjeç, derisa kishte thënë se kërkon më shumë 'jetë private'.

Por, ylli i hitit “Hot Right Now” tashmë ka ecur tutje dhe është parë në krahun e ish të dashurit të saj, duke ia dhënë edhe një mundësi të dytë lidhjes.

Një burim nga brenda ka thënë se ata nuk kanë 'dashur të hedhin atë që kishin' dhe duan të kalojnë më shumë kohë së bashku. Burimi ka thënë: “Ata e dinë se ajo që kanë është reale”.

(Kosova Sot)

(Kosova Sot)