Duhet me u nda nganjëherë

  • 23 March 2019 - 09:03
Duhet me u nda nganjëherë

Kendall Jenner dhe Ben Simmons, me nofkë të re

Kendall Jenner dhe Ben Simmons po dalin fort si çift, por kjo nuk do të thotë se duhet të janë bashkë gjatë gjithë kohës.

Më herët këtë javë, modelja ishte fotografuar me noshalancë derisa po sillej rreth “Topanga Canyon Mall” në Udland Hills, Kaliforni, pa yllin e “Philadelphia 76ers”. Jenner u duk serioze derisa kishte një çantë të vogël dhe telefonin.

Për daljen e saj, bukuroshja 23 vjeçe kishte veshur një bluzë të bardhë, një palë xhinse, atlete të bardha dhe një pallto ngjyrë kafeje prej lëkure.

Po ashtu, kishte dhe një palë syze dielli të holla. Ditën e enjte, Simmons dhe Jenner kishin marrë titullin “Princi i adoptuar dhe princesha e Nju Xhersit”.

(Kosova Sot)