Të famshmit, shefa ekzekutivë

  • 23 March 2019 - 12:05
Të famshmit, shefa ekzekutivë
Image

 

KYLIE JENNER

Pjesëtarja më e re e klanit Kardashian-Jenner është shpallur miliarderja më e re ndonjëherë, që vetë e ka bërë pasurinë e saj. Pasuria e saj burimin kryesor e ka nga brendi i suksesshëm i grimit, "Kylie Cosmetics", të cilin ajo e filloi në vitin 2015 dhe tani është në dispozicion në dyqanet "Ulta" në tërë SHBA-në. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

GISELE BUNDCHEN

Kjo supermodele braziliane ka fituar më shumë se 386 milionë dollarë përgjatë karrierës së saj, ku vetëm në vitin 2014, në xhep ka futur 47 milionë dollarë. Paratë nuk i ka fituar vetëm nga modelimi, por edhe nga linjat e veta të veshjeve në kuadër të brendeve, si "Grendene" dhe "Hope", si dhe nga kompania e saj për përkujdesje ndaj lëkurës, "Sejaa Pure Skincare".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

 

JESSICA ALBA

Ylli i filmit "Sin City" është bashkëthemeluese e kompanisë "Honest Company", që bën produkte të bebeve, pa përdorë substanca të dëmshme kimike. Ajo ka deklaruar se frymëzimi për ta hapur këtë kompani i ka ardhur nga jeta reale, meqë ajo është nënë e dy fëmijëve. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

 

JUSTIN TIMBERLAKE

Ylli i muzikës pop nuk e ka fituar pasurinë vetëm nga muzika, por edhe nga investimet në biznes, duke përfshirë linjën e tij të modës, "William Rast". Ai ka aksione edhe në klube sportive dhe në një lloj të tekilës. 

 

 

 

Image

 

CELINE DION

Kjo këngëtare ka përdorur emrin e saj që të përfitojë nga shitja e parfumeve, të cilët arritën famë të madhe dhe kontribuuan në ndërtimin e perandorisë së saj të biznesit. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

 

SANDRA BULLOCK

E bukur dhe e mençur! Aktorja fituese e çmimit Oskar themeloi kompaninë e saj, "Fortis Films". Ajo thotë se kurrë nuk ka vepruar sipas dëshirave të ndokujt tjetër, për çka edhe është e lumtur tani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)