Kështu dukej Remzie Osmani në moshën 17-vjeçare

  • 24 March 2019 - 12:27
Kështu dukej Remzie Osmani në moshën 17-vjeçare

Remzie Osmani para 30 vjetësh Remzie Osmani, karrierën e saj muzikore e ka nisur në moshë të hershme dhe që nga ajo kohë ka mbledhur fansa të të gjitha moshave rreth vetes.

Projekte të bukura ka sjellë ndër vite dhe vazhdon të sjellë edhe tash, e që dëgjohen me shumë dashuri nga fansat e saj. Ajo është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Përveç talentit për muzikë, Remzia shquhet edhe për virtyte tjera dhe vlen të theksohet se ajo nëpër paraqitje është mjaft e veçantë dhe elegante

Një fotografi që po ju sjellim më poshtë e realizuar në vitin 1989, tregon se sa si është dukur këngëtarja para 30 vjetësh. Këngëtarja, e cila ka 47 vjet, këtë paraqitje e ka pasur në moshën 17-vjeçare, teksa i këndonte heroinës së popullit shqiptar, Ganimete Tërbeshit

(Kosova Sot)