Eli Fara amvisë e shkëlqyer, përgatit gjithçka vetë në shtëpi

  • 25 March 2019 - 12:16
Eli Fara amvisë e shkëlqyer, përgatit gjithçka vetë në shtëpi

Në çdo ara dhe miqtë e saj na kanë treguar se këngëtarja është një amvisë e shkëlqyer dhe di të gatuajë shumë mirë. Këtë gjë na i ka vërtetuar së fundmi edhe Aurela Gaçe.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën Eli shihet teksa përgatit vetë gjizën në shtëpi.

Image

“Po nxjerrim gjizë, gjalpë, hirrë. Thonë që bën mirë. Baxho private. Eli Fara specialiste”, – ka shkruar Aurela bashkangjitur videos.

Për shkak të angazhimeve në punë dhe kohës së kufizuar të pakta janë rastet kur gratë bëjnë gjithçka vetë, por Eli Fara duket se ja del mbanë dhe është vërtet për t’u marrë shembull. Përveç kësaj Eli dhe Aurela na vërtetuan dhe njëherë se miqësia mes tyre është shumë e veçantë dhe vështirë t’i shohim të ndara nga njëra-tjetra. 

(Kosova Sot)