Nora Istrefi feston ditëlindjen, Roberti dhe Renee e surprizojnë në mënyrën më të bukur

  • 25 March 2019 - 12:21
Nora Istrefi feston ditëlindjen, Roberti dhe Renee e surprizojnë në mënyrën më të bukur

Ditën e sotme Nora Istrefi feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur me siguri e ka marrë nga Roberti dhe Renee. Babë e bijë janë ulur bashkë përpara pianos dhe i kanë kënduar Norës këngën e ditëlindjes.

Në një video të publikuar në ‘Instagram’ shfaqet Roberti teksa i bie pianos dhe Renee e shoqëron duke kënduar.

Siç kemi vënë re edhe më parë, duket se vogëlushja është shumë e talentuar dhe në të ardhmen mund të jetë e famshme njësoj si mami dhe babi. Ndoshta këngëtarja nuk ndodhët në shtëpi për shkak të angazhimeve me punën e saj, por duhet thënë se kjo dhuratë duhet t’ja ketë zbukuruar ditën.

Kujtojmë se Renee është vajza e vetme e çiftit të njohur dhe të tre ata si familje kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. 

(Kosova Sot)