Boulling me taka

  • 26 March 2019 - 09:05
Boulling me taka

Dua Lipa feston ditëlindjen e të dashurit të saj bashkë me familjen dhe miqtë

Veshja e fundit e këngëtares Dua Lipa është diçka për mbamendje. Bukuroshja e muzikës pop, 23 vjeçe, ka festuar ditëlindjen e të dashurit të saj Isaac Carew në Londër, me një udhëtim te “The Croc” bashkë me familjen dhe miqtë.

Këngëtarja e hitit “New Rules” kishte zgjedhur të shkonte me një stil të hatashëm, me një fustan të shkurtë pink me pupla dhe një palë sandale platformë të argjendta “Aquazzura” që kishin një takë shumë të lartë. Kështu, këngëtarja ka sjellë dukjen e saj për 27.8 milion ndjekësit e saj në “Instagram”, derisa paraqitjen e saj e ka përcjellë me mbishkrimin “sulm dhe pozim “b—h””.

Lipa po ashtu ka shfaqur dashurinë e saj për puplat, e javën e kaluar u pa në “LAX Airport” me një xhemper “Martine Rose” dhe një kapelë bejsbolli “Balenciaga”.

(Kosova Sot)