Pas hitit me Xhensilën, Pirro Çako ka gati një super këngë

  • 26 March 2019 - 13:53
Pas hitit me Xhensilën, Pirro Çako ka gati një super këngë

Kantautori i njohur, Pirro Çako, duket se nuk ndalet më! Pas bashkëpunimit me këngëtaren  e njohur, Xhensila Myrtezaj, mesa duket Pirro ka gati projektin e radhës.  

Këtë lajm të bukur e ka zbuluar moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai ka publikuar një foto me mikun e tij të ngushtë.

“Pirro Çako nuk ndalet! Sapo ka dalë nga ‘furra’ një tjetër superkëngë!”, shkruan Arditi bashkëngjitur me foton.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim këngën e radhës së Pirros, e cila pritet të jetë një sukses ashtu si balada “Sekreti im”.

(Kosova Sot)