U tha se është ndarë nga miliarderi, këngëtarja e famshme shtatzënë për herë të parë

  • 26 March 2019 - 17:12
U tha se është ndarë nga miliarderi, këngëtarja e famshme shtatzënë për herë të parë

Lidhja romantike e këngëtares me famë botërore, Rihanna, me miliarderin arab Hassan Jammel, u zbulua në qershor të vitit 2017.

Pavarësisht se u përfol se marrëdhënia e tyre përfundoi, ylli i muzikës shpeshherë ka nxitur thashethemet se së shpejti do të fejohet dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Ndërkohë të hënën, fansat e 31-vjeçares u alarmuan kur vunë re se ajo kishte pëlqyer një video në “Instagram” që fliste për të ardhmen me partnerin e saj.

“Unë shoh një fejesë dhe një bebush”, parashikoi moderatorja Morgan Stewart nga “E! News” në videon që ishte bërë “like” nga Rihanna.

“Ende nuk ka ardhur koha sepse ajo ende do që të pijë ndonjë cigare njëherë në kaq kohë, por unë patjetër shoh një fejesë dhe një fëmijë brenda dy viteve”, thuhet në video.

Pa kaluar shumë kohë, fansat e Rihanna-s e nisën me komente të tipit: “Bebushi po vjen”.

(Kosova Sot)