Pasi e mori në klipin e tij, këngëtari me famë botërore fiksohet me modelen shqiptare, ja çfarë i thotë

  • 27 March 2019 - 11:34
Pasi e mori në klipin e tij, këngëtari me famë botërore fiksohet me modelen shqiptare, ja çfarë i thotë

Këngëtari me famë botërore Jona Blue, xhirimet e klipit të tij më të ri i ka realizuar në Shqipëri, në vijën bregdetare jugore.

Bukurive natyrore shqiptare nuk mund t’iu mungonin as vajzat bukuroshe. Oriola Marashi është modelja figurante në këngën “Mama” e cila në pak kohë ka arritur të mbledhë plot 5 milionë klikime.

Por përveç klikimeve dhe bukurive shqiptare duket se Blue nuk largon dot nga mendja as bukuroshen. Kur kjo e fundit ka postuar një foto në pishina teksa relaksohet me mikeshën e saj dhe tregojnë të pasmet, Jonas Blue nuk i ka rezistuar një komenti.

“May your life be as good as your ass” që në shqip do të thotë  “Uroj që jeta jote të jetë aq e mirë sa edhe të pasmet e tua”, shkruan ai.

Ndërkohë as modelja nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje duke e konsideruar komentin e tij “epik”.

Image

Mos ndoshta kjo tregon se mes tyre po lind diçka?

Kujtojmë që pjesë e klipit është edhe biznesmeni shqiptar Oni Hysenbelliu.

(Kosova Sot)