Modelja shqiptare nxehet keq në “Instagram”: Nuk më intereson kush je, do të ta nxij jetën

  • 27 March 2019 - 13:41
Modelja shqiptare nxehet keq në “Instagram”: Nuk më intereson kush je, do të ta nxij jetën

Modelja e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj, po mendon seriozisht që të mbyllë profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.

Arsyeja që po e dërgon Eminën në një vendim të tillë, ka të bëjë me komentet negative që ajo merr për fëmijët e saj në rrjetin social.

Cunmulaj ka publikuar disa video në “Instastory”, ku shprehet se dëshiron shumë ta dijë se kush është ai person që fshihet pas adresave false dhe shan fëmijët e saj, vetëm për t’u ndjerë mirë me atë që bëri.

Madje në nj moment, modelja e famshme kërcënon këdo që bën këto veprime se, nëse e merr vesh kush është, do t’ia nxijë jetën para 1 milionë vetëve në “Instagram”.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je”, shprehet modelja.

“Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”, shton Emina.

Image

(Kosova Sot)