Eliza Dushku publikon fotot e ëmbla me barkun e fryrë

  • 27 March 2019 - 14:40
Eliza Dushku publikon fotot e ëmbla me barkun e fryrë

Aktorja Eliza Dushku shkëlqen me nurin e shtatzënisë.

Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Aktorja me prejardhje shqiptare e me famë botërore është shtatzënë me bashkëshortin e saj, miliarderin Peter Palandijan.

Për herë të parë, Eliza ka publikuar dje foto ku duket qartë barku i saj.

Në profilin e saj në Instagram ajo publikon rrallëherë foto nga jeta private, por nuk kishte si të mos ndante me publikun një moment nga pritja e ëmbël.

Ajo shfaqet me pak grim, me dorën te barku dhe duket qartë nuri i shtatzënisë që i ka rënë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë we got love for everyone ë

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on

(Kosova Sot)