'Kallet' atmosfera në kanagjegjin e Gresës, shumë këngëtare prezente

  • 27 March 2019 - 21:48
'Kallet' atmosfera në kanagjegjin e Gresës, shumë këngëtare prezente

Këngëtarja Gresa Behluli, në këto momente është duke e shijuar atmosferën e krijuar me rastin e kanagjegjit të saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E për këtë moment të veçantë për të, ku po duket tamam si një princeshë e veshur me fustan me ngjyrë të kuqe, natën e qikave përveç të ftuarave të tjera, e kanë zbukuruar edhe koleget e saja e të Shkurte Fejzës.

Përmendim disa nga emrat:Remzije Osmani, të gjitha Motrat Mustafa, Mihrije dhe Lora Braha, Fatmira Breqani, Edona Llaloshi, Ganja, Shqiponja Muhaxheri, Vjollca Buqaj, Violeta Kajtazi, Shqipe Abazi, Ryva Kajtazi, Enkeleda Arifi, Fanushe Ahmeti, Selvete Tërstena, Flora Gashi, Ganimete Asllani etj.

Derisa për ta kallur atmosferën, janë kujdesur Motrat Mustafa, ku siç shihet edhe nga vidoja, e kanë bërë tym fare.

 

(Kosova Sot)