Vibruese

  • 28 March 2019 - 09:34
Vibruese

Bebe Rexha plot xixa në ditëlindjen e 75 të Diana Roos

Ajo ka një stil vibrues që e mer me vete sa herë që shfaqet krahas shumë yjeve të njohura nga mbarë bota.

Kështu, këngëtarja Bebe Rexha me secilën milimetër të saj ishte një superyll që shkëlqen kur kishte marrë pjesë në ndejën e ditëlindjes së 75-të të Diana Ross, që ishte mbajtur në Hollivud.

Bukuroshja 29 vjeçe, ishte shfaqur me një kostum me xixa me mëngë të lëshuara derisa edhe dekolteja e saj ishte mahnitëse.

Një zinxhir i metaltë prej argjendti ia kishte theksuar belin e saj derisa forma e saj trupore si një orë prej rëre theksohej kudo. Në dorë kishte një çantë dore derisa kur doli nga vetura kishte ndriçuar ambientin.

(Kosova Sot)