E katërfishta

  • 28 March 2019 - 09:37
E katërfishta

Rita Ora e tëra vishet në material xhinse

Ylli i muzikës pop, bukuroshja Rita Ora nuk ka aspak frikë nga dukjet e forta. Pasi që deri më tani e ka dëshmuar se nuk ka frikën as nga ngjyrat as nga veshjet e guximshme, ajo nuk ka frikë as nga veshja e dyfishtë në xhinse. Por, kësaj radhe kishte shkuar pak më larg.

Kësaj radhe ajo ishte përcaktuar për veshje të katërfishtë në xhinse.

Ora u pa në qytetin e Nju Jorkut veshur me një pallto të gjatë xhindesh, një palë çizme të gjata dhe të ngushta po ashtu me të njëjtin material, një këmishë xhinse si dhe një fustan po ashtu nga i njëjti material.

Dukja ishte e ngjashme si e Britney Spears dhe Justin Timberlake, që kishin momentin e dyfishtë të xhindeve në tepihun e kuq te “American Music” më 2001.

(Kosova Sot)