Elvana zbulon nëse do puthen në film me Ermalin: Si nuk më hëngri mortja…

  • 28 March 2019 - 11:46
Elvana zbulon nëse do puthen në film me Ermalin: Si nuk më hëngri mortja…

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar premiera e filmit “2 gisht mjaltë”, ku personazhet kryesorë janë moderatori Ermal Mamaqi dhe këngëtarja, Elvana Gjata.

E teksa të gjithë ishin kuriozë të dinin a janë puthur apo jo Elvana dhe Ermali në film, përgjigjen e ka dhënë vetë këngëtarja gjatë fjalës së saj te premiera.

 

“Kam shumë vite që ëndërroj të bëj një film. Faleminderit Ermal sepse je një njeri jashtëzakonisht kreativ me një zemër shumë të madhe dhe dua shumë që të gjithë të të njohin siç unë të njoh ty. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura. Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”, është shprehur ndër të tjera ajo, në një video të bërë publike nga “revistaclass”.

Ndërkohë Elvana duket shumë elegante me fustanin ngjyrë jeshile neon.

(Kosova Sot)